- Telefon +41 76 421 30 82
- Email:info@urtesia.ch
Islami (arab. الإسلام al-ʾIslām, në shqip edhe si Myslimanllëku ose Myslimanizmi) është një fe monoteiste abrahamike. Është e bazuar në besimin në një Zot ( Allahu), në zgjedhjen e Muhamedit për profetin e fundit, paracaktimin e fatit të njerëzve, shpërblimin për vepra të mira dhe dënimin për vepra të këqija, ditën e gjykimit dhe ringjalljen e të vdekurve. Kurani është shkrimi i shenjtë i Islamit dhe kështu burimi parësor i tij, i shkruar në gjuhën arabe dhe përmban 114 kapituj (sure). Burimi i dytë i Islamit janë fjalët dhe veprimet (synneti) e profetit Muhamed.

Ndjekësit e Islamit quhen myslimanë, që sot janë rreth 1,62 miliardë ose 23% e njerëzve, duke e bërë kështu Islamin fenë e dytë më të madhe për nga numri i ndjekësve, dhe sipas disa burimeve feja me rritjen më të shpejtë në botë.
Muhamedi (a.s) (arabisht: محمد = i lartë-lëvduari, i shumë-lëvduari) ka lindur rreth vitit 570 pas Krishtit si biri i një tregtari nga fisi i kuraish-ëve në Mekkë, në Arabinë Saudite të sotme. Sipas trashëgimisë islame, atij iu shfaq në moshën rreth 40 vjeçare për herë të parë kryengjëlli Xhibril, i cili i diktoi në vazhdim të jetës së tij për vite me rradhë vargjet e zbulesës hyjnore, Kuranin. Zbulesat e Muhametit u mblodhën dhe u kontrolluan vazhdimisht që gjatë kohës kur jetonte ai dhe së fundi, nën sundimin e Uthman ibn Affan-it, i të tretit të të ashtuquajturve kalifëve legjitimë, u mblodhën e u kanonizuan. Shpallja e mesazhit të një monoteizmi pa kompromise gjeti vetëm pak simpatizantë në Mekkën politeiste të asaj kohe, kështu që komuniteti i ri mysliman e pa veten të detyruar nën presionin e kundërshtarëve të braktisë Mekkën dhe të mërgojë në veri, në Jethrib (sot Medinë). Kjo ngjarje hyri në histori si hixhra (ose hixhreti) dhe u caktua me vendim të kalifit të dytë Umer ibn el-Hatabit-it si viti i parë i erës islame.
“Ndërkohë pati konflikte me tre fiset çifute më me rëndësi në Jethrib: benu kajnuka-t dhe benu nadir-ët u përzunë nga ky oaz, ndërsa meshkujt e banu kuraiza-ve u ekzekutuan, pasuria e tyre u nda mes myslimanëve ndërsa gratë dhe fëmijët u shitën si skllevër.”
Në Jethrib filloi në këtë kohë karriera ushtarake dhe politike e profetit. Menjëherë pas mbërritjes në këtë oazë, Muhameti lidhi një kontratë aleance me banorët e atjeshëm, të ashtuquajturën “marrëveshjen e Medinës”.[7] Më pas vijuan përballje ushtarake me kuraish-ët paganë: sulmimet e organizuara nga profeti mbi karvanët çuan në betejën e Badr-it, e cila u pasua nga ajo e Uhud-it. Si sulmi i madh i fundit nga ana e kuraish-ëve mbi Medinën ishte e aushtuquajtura beteja e llogoreve.
© Copyright 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Krijuar nga NISI Developer